Shkup, 31 tetor – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki realizoi takim me Louisa Vinton me rastin e largimit të saj nga postet e përfaqësuesit të përhershëm të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe koordinatorit të përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Maqedoni.
Në këtë takim Duraki dhe Vinton përshëndetën bashkëpunimin e mirë që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka me UNDP në Republikën e Maqedonisë në arritjen e prioriteteve të përbashkëta në disa fusha për mbrojtjen e mjedisit.
Vinton, duke lënë pozicionin e saj në Maqedoni, shprehu pritjet e saj për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm në realizimin e synimeve të caktuara mjedisore për të cilat vendi tashmë ka krijuar një bazë të fortë.