Shkup, 5 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki sot dhe nesër do të qëndrojë në Sofje, Bullgari, ku do të marrë pjesë në Konferencën për eko investime për cilësinë e ajrit.
Në suaza të vizitës, ashtu siç kumtoi MMJPH, ministri Duraki do të realizojë takim pune me ministrin bullgar të Mjedisit Jetësor dhe Ujërave, Neno Dimov dhe do ta vizitojë deponinë për trajtimin e mbeturinave në Sofje.