Duplantis thyen rekordin 26-vjeçar të Sergey Bubka

148

Atleti suedez Armand Duplantis, rekordmeni i botës në garën e kërcimit me shkop (6.18 metra, në shkurt të këtij viti në turneun e sallave të mbyllura në Glasgou-indoor), ka vendosur një tjetër rekord edhe pse kërcimi është 3 centimetra më i ulët.

Ai ka kërcyer 6.15 metra në etapën e radhës së Ligës së Diamantit zhvilluar në Romë. Ky kërcim 6.15 metra është vendosur në ambient të hapur (oudoor), rezultati më i mirë i historisë në salla të hapura.

Rekordi i mëparshëm në sallat e hapura, 6.14 metra, ishte vendosur më 31 korrik 1994 nga legjenda Sergey Bubka. Pra, nga disa e sotme, Duplantis i mban të dyja rekordet e garës së kërcimit me shkop, në sallat e hapura dhe të mbyllura (IAAF njeh vetëm një rekord të unifikuar, atë 6.18metra të Duplantis).

“Ky vit është fantastik për mua, një vit i çmendur. Në fillim nuk dinim se çfarë garash do të zhvillonim, ndërsa tani vendos rekord”, tha Armand Duplantis.

Comments are closed.