Shkup, 1 qershor – Pas krizës politike afatgjate në Maqedoni, kryeministri Zoran Zaev formoi qeveri. Ministri për Evropë, Sër Alan Duncan deklaroi:
“I urojmë Maqedonisë për formimin e qeverisë së re. Kjo është mundësi që i tërë shteti të bashkohet për interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe rajonit më të gjërë. Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë e re gjatë implementimit të reformave urgjente, veçanërisht në përforcimin e sundimit ligjor dhe përgjegjësisë dhe në realizimin e progresit ndaj qëllimit të integrimit më të shpejtë në institucionet Euro-Altantike”.
Duncan i uroi Maqedonisë për progresin pozitiv pas krizës politike afatgjate
Leave a comment