Dhoma e poshtme e Parlamentit rus, Duma shtetërore sot kërkoi përforcim të masave të sigurisë për të gjithë diplomatët në vendet e huaja pas vrasjes së ambasadorit në Ankara. Duma shtetërore ka miratuar rezolutë, me të cilën dënohet vrasja e ambasadorit Andrej Karlov dhe bëri thirrje për ndërmarrje të hapave konkretë për mbrojtje të diplomatëve rusë në vendet e huaja. Në hetimin për ndriçim të vrasjes së presidentit rus janë kyçur hetues nga Turqia dhe Rusia. Autoritete ruse dhe turke sulmin e kanë karakterizuar si akt terrorist.