Moska, 21 nëntor – Duma ruse miratoi projekt-ligj i cili i jep qeverisë të drejtën të regjistrojë blogerët, gazetarët dhe përdoruesit e mediave sociale si agjentë të huaj.
Projekt-ligji e zgjeron ligjin ekzistues për mediat e financuara nga jashtë, i miratuar në vitin 2017, si përgjigje e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë në SHBA, televizionin rus RT ta karakterizojë si agjent të huaj.
Ligji i ri mund të zbatohet për këdo që shpërndan përmbajtje mediatike të regjistruara si agjent i huaj dhe merr pagesa nga jashtë.
Hjuman rajts uoç vlerësoi se projekt-ligji është “hap i mëtejshëm drejt kufizimit të mediave të lira dhe të pavarura në Rusi që do t’i godasë gazetarët dhe blogerët”.
Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave, Arlem Dezir dje ju bëri thirrje deputetëve që mos e miratojnë ligjin.(koha.mk)