Duke komentuar kandidatutrën e Gordana Siljanovskës për president të shtetit, gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA Lirim Dullovi, gjatë debatit në tv Kanal5 në emsionin “Vetëm e vërteta”, ka akuzuar Fakultetin Juridik në Shkup si çerdhe të antishqiptarizmit në këtë vend.
Ai me këtë rast ka përmendur kuadrot si Ljubomir Fërçkovski, Tomislllav Çokrevski por edhe kandidaten e VMRO-së për president, Gordana Siljanovska, të gjithë këto të shquar për qëndrimet antishqiptare që kanë pasur.
“Nëse doni të shihni punën e tyre në shoqëri, analizoni çka i dhanë ata politikës dhe çka i dhanë gjyqësisë. Këto dy janë pasqyrë e punës së këtij fakulteti”, ka thënë Dullovi.