Shkup, 20 janar – Dukshmëri të zvogëluar 50 metra për shkak të mjegullës ka në vendkalimin malor Strazhë, kumtoi NP “Rrugët e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Borë bie në Kodrën e Diellit dhe në Gjavatë.
Në drejtime të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër grykat malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla.
Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.