Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 80 – 100 metra ka në qafën malore Strazhë. Në rrugët tjera nëpër shtet, komunikacioni zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa, informon “Rrugët e Maqedonisë”.
Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Nga “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.