Një aktore e famshme tajvaneze i ka shokuar fansat e saj pasi zbuloi moshën e saj të vërtetë. Lin Chi-Ling, e cila ka 367 000 ndjekës në Instagram, bëri të ditur se është 42 vjeç, një moshë që nuk do i kishte shkuar askujt në mendje duke parë “selfie”-t e saj në rrjetin social. “Duhet të ketë bërë magji”, shkroi një nga fansat e saj kur lexoi moshën reale të Lin Chi-Ling.