Artisti Ed Bemis me disa të tjerë, e kanë krijuar këtë shtëpi në malet e Ashlandit në Oregon. E gjithë ideja e tyre kishte ardhur nga aventurat e guximshme që kishin marrë ndër vite, bukuritë e romaneve fantastiko-shkencore, dhe betejat me dragonj nëpër filma të ndryshëm, transmeton Koha.net. Duket fillimisht shtëpi e zakonshme e pak e çuditshme, por në fakt, vlera e saj është 7.600.000 dollarë. Ajo është 8,881 metra katrorë dhe ka 706 hektarë. Shtëpia është e ndërtuar nga artistët lokalë, ku përfshihen karakteristika ekologjike. Shtëpia ka edhe pishinë. Pjesët e saja më të ndërlikuara, janë të ndërtuara me duar. 7.600.000 është shtëpia e ëndrrave të këtyre artistëve.