Mund të kesh goxha vite jetë mbi supe dhe dukesh më i ri se je, ose dhe e kundërta. Kjo vlen për të gjithë njerëzit dhe varet shumë nga trajtimi i gjithfarëllojshëm që ka bërë secili. Pra, një bujk që punon tërë ditën në fshat ka më shumë “kallo” edhe në fytyrë se një tjetër moshatar i tij në qytet, që mund të ketë bërë punë zyre. Sidoqoftë, ndryshime të tilla duket se janë edhe gjenetike. Fjala vjen, dy futbollistë, që kanë ndjekur rregullat e një profesionisti, edhe pse kanë të njëjtën moshë, duken krejt ndryshe në aparencë. Dhe këtu fjala është për persona që bëjnë të njëjtën punë. Spanjollja “Marca” sjell 10 përballje me futbollistë, që kanë të njëjtën moshë, por njëri duket shumë më i ri se tjetri. Shihni fotot më poshtë dhe bëjini vetë krahasimet.