Sulmuesi i Sampdorias, Defrel, ka bërë aksident me makinë duke i ikur policisë të dielën mbrëma. Sipas mediave italiane, Defrel kishte tentuar t’i ikë policisë dhe si pasojë u aksidentua.
Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar asnjë lëndim. Raportohet se Defrelit i është gjetur nivel i lartë i alkoolit në gjak, prandaj ai kishte ikur për t’i shpëtuar konfiskimit të patentë shoferit. Ai rrezikon ndëshkim të madh nga klubi i tij pas këtij incidenti, për të cilin Sampdoria nuk ka reaguar ende.