Bletët kanë mësuar të zgjidhin enigma duke i shikuar të tjerat që janë më me eksperiencë, kanë gjetur shkencëtarët britanikë. Ekspertët trajnuan disa bletë për ta hapur kutinë e enigmave që mbante si shpërblim sheqer. Më pas bletët ia kaluan njohurinë e tyre të tjerave në kolonitë e tyre, gjeti studimi, raportoi BBC. Studiuesit gjetën se “të mësuarit shoqëror” mund të kenë ndikim më të madh në sjelljen e bletëve se që imagjinohej më parë.
Shkencëtarët krijuan një kuti enigme që mund të hapej duke rrotulluar kapakun për ta marrë sheqerin. Shkencëtarët trajnuan bletët që të përdornin metoda për ta hapur kapakun. Kur bletët e arritën qëllimin, studiuesit zbuluan se të tjerat përdorën metodën e njëjtë që e kishin parë 98% të kohës. Kjo sugjeron se bletët mësuan nga sjellja e tyre dhe zgjodhën të njëjtën metodë në vend se ta zbulonin një zgjidhje vetë.