Dibër, 25 mars – Sipas të dhënave zyrtare, situata me koronavirusin në Komunën e Dibrës ka filluar të stabilizohet. Shpresojmë se do të dëgjojmë vetëm lajme të mira, vlerësoi kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili e drejton shtabin operative komunal, raporton KOHA.
Theksoi se dje nuk është regjistruar asnjë rast, ndërsa sot një, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 41 (një i vdekur). Në Klinikën për sëmundje infektive, 13 janë shtruar në spital ndërsa 27 janë në trajtim në shtëpi. Në izolim shtëpiak janë 199 personi.
“Situata e sigurisë është shumë e mirë, e shkëlqyeshme. Gjatë natës nuk është regjistruar asnjë rast i shkeljes së orës policore. U bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë në mënyrë rigoroze të gjitha masat dhe rekomandimet e autoriteteve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta kapërcejmë këtë situatë”, tha Duka.
U bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë simptoma të koronavirusit ose gripit të paraqiten në telefonat e mjekëve të tyre amë, të cilët do të vlerësojnë nëse duhet të bëhet test për koronavirus.
Ai gjithashtu kërkoi nga qytetarët dhe të gjithë subjekteve që t’i ndjekin postimet në fejsbuk të Shtabit operativ dhe të komunës ku publikohen informacione të rëndësishme. (koha.mk)