Vjollca SADIKU, Dibër
Dibër, 29 mars – Shtabi komunal operativ në Dibër sot dha vlerësimin se bashkëpunimi i Shtabit me qytetarët dibran është në nivelin e duhur. Po ashtu është dhënë vlerësimi se situata e sigurisë është e mirë dhe në 24 orët e fundit nuk ka patur probleme me respektimin të masave qeveritare.
Kryetari i shtabit dhe kryetar i Komunës, Hekuran Duka, theksoi se deri më 28 mars, në Dibër janë realizuar 210 testime për koronavirus nga të cilët kanë dalë pozitiv 45, kurse negativ 146. Sipas tij, për 19 të tjerë priten rezultate. Ai informoi se në Spitalin të përgjithshëm në Dibër pritet ardhja e një gjinekologu dhe personelit teknik në sferën e infektologjisë.
Në takimin me gazetarët, Duka shtoi se pas daljes së grupit të parë nga karantina në hotelin të Banjave të Dibrës Capa në Banjisht, ditët në vijim pritet që të përcillen nga Dibra edhe turistët nga disa shtete të Europës, që ende janë na hotelet të Banjave te Dibrës – Capa. (koha.mk)