Duka: Mjekët shqiptarë në Itali, veprimi më i bukur

24

Gjesti i Shqpërisë për t’i ardhur në ndihmë Italisë me 30 mjekë dhe infermierë është përshendetur edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një lidhje me radio “Kiss Kiss”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh: “Nuk mund ta shpëjtomë Italinë me 30 persona, por tregojmë që jemi afër kombit italian, siç kanë vepruar gjithmonë italianët me ne. Jemi në borxh me popullin italian dhe me këtë gjest kemi treguar se bashkimi është i rëndësishëm. Kam folur me Kryeministrin dhe i kam thënë se ishte veprimi më i bukur që mund të bënte”.

Duka foli edhe për futbollistët e Kombëtares, veçanërisht për Hysajn, për të cilin vëmendja në Itali është e madhe

“Hysaj? Jemi gjithmonë në konakt me futbollistët e Kombëtares. Është një situatë e vështirë për të gjithë ne. Edhe më e vështirë është për futbollistët, sepse në një sport kolektiv socializimi është edhe më i madh. Shpresojmë ta fitojmë këtë luftë.”

Comments are closed.