Ishte i pranishëm në “Loro Boriçi”, në cilësinë e kreut të qeverisë së futbollit por edhe si tifoz kuqeblu, me dëshirën e madhe për ta parë Vllazninë në raundit tjetër të Conference League dhe përtej zhgënjimit të momentit, është I gëzuar për ecurinë e skuadrave tona në Europë. Presideni i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook i vlerëson me nota pozitive paraqitjet e ekipeve të Superiores në Conference League, që sipas tij konfirmojnë rritjen rritjen e vazhdueshme të klubeve tona.
Postimi i Dukës
“Krenar për përfaqësimin e skuadrave shqiptare në Europë, që përsëri konfirmuan rritjen e vazhdueshme të klubeve tona.
Super të merituara kualifikimet e Teutës dhe Laçit, dy skuadrat tona që do të garojnë në turin e tretë të Europa Conference League! Urimet më të mira për klubin durrsak dhe atë kurbinas për punën e shkëlqyer dhe paraqitjen që na bën të gjithëve krenarë.
Shpresoj shumë që Laçi dhe Teuta të na entuziazmojnë sërish me rezultate pozitive dhe të na dhurojnë emocione të bukura.”
Dua gjithashtu të vlerësoj paraqitjet e Partizanit dhe Vllaznisë në Conference League, pavarësisht se u eliminuan në turin e dytë. I gjithë komuniteti i futbollit shqiptar është krenar për atë që dhatë në fushën e lojës dhe për karakterin që keni treguar.”