Vjollca Sadiku, Dibër
Dibër, 4 prill – Gjendemi në situatë kur ka nevojë për më shumë solidaritet prandaj apeloj tek popullata që në të gjithë sferat e jetës të vie në shprehje solidariteti. Këtë sot në preskonference e theksoi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili udhëheq edhe Shtabin operativ komunal, Ai theksoi se ndarja e ndihmave humanitare po zhvillohet me sukses dhe me një bashkëpunim shumë të mire të pushtretit vendor dhe shoqatave humanitare, raporton Koha.mk
Duka theksoi se deri sot janë regjistruar 49 të infektur nga të cilët 11 janë shëruar, 4 kanë ndëruar jetë dhe 34 aktualisht janë duke u shëruar, në klinikën e Shkupit dhe në vetizolim në Dibër. Kreu i Dibrës potencoi se momentalisht priten rezultat të testeve që janë mare nga 22 persona. 126 persona që janë në izolim shtëpiak po kontrolohen nga policia dhe njëkohësish kontrolohen edhe nga ekipet të mjekëve. Pritet nga ky izolim të dalin 40 persona që përfundojnë izolimin 14 ditor por presin rezultate përkatëse. Duka falemenderoi ekipet e mjekëve nga Klinika e Shkupit që ishin në ndihmë të spitalit të Dibrës dhe vlersoi se prezenca e tyre në Dibër ndihmoi shumë dibranët. Ndihmat po vijnë çdo ditë dhe ata janë të mirseardhura. (koha.mk)