Duhet durim me Kai Havertz

22

Kai Havertz ishte një nga goditjet e mëdha të Chelsea në merkaton e verës së kaluar. 80 milion euro përfunduan në arkat e Bayer Leverkusen, teksa 21-vjeçari s’e ka nisur mirë aventurën në tokën londineze. Vetëm 5 gola të realizuar deri tani, nga të cilët një në Premier League, një në FA Cup dhe 3 në Kupën e Ligës. Havertz kaloi edhe Covid-19.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard ka folur rreth gjendjes së tij, duke theksuar se duhet treguar durim në lidhje me mesfushorin ofensivë.

“Nuk mund të them se kush është niveli real i Havertz, pasi ai ka ende mundësi për t’u përmirësuar. Është akoma i ri dhe nuk ka pasur fat deri tani, pasi u prek edhe nga koronavirusi. E kam parë në gjendje të mirë gjatë kësaj jave, po e merr veten. Ne duhet të tregohemi të duruar me të. Kai ka një talent të madhe dhe zgjodhi Chelsea për të vijuar karrierën. Gjithsesi, ai ka nevojë të përshtatet me futbollin tonë dhe ritmin e Premier League“, deklaron trajneri i “Bluve të Londrës”.