Të dhënat të drejtorive të të tre shkollave fillore në Dibër thonë se gjatë vitit të kaluar por edhe sivjet janë angazhuar katër asistent, nga të cilët dy në shkollën më të madhe fillore “Penestia” dhe nga një në dy shkolla të tjera
Vjollca SADIKU
Dibër, 1 tetor – Tani kur filloi viti i ri shkollor në drejtorit e shkollave të Dibrës një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe rritjes të kushteve më të mira për personat me nevoja të veçanta. Në këtë drejtim është edhe angazhimi i asistentëve në arsim – kuadro të cilët në shkollat fillore angazhohen nga Qendra për resurse nga Manastiri. Në të tre shkollat fillore “Penestia” dhe “Said Najdeni”, në Dibër si dhe shkolla “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrast të Poshtëm janë caktuar asistent por sipas drejtorive numri i asistentëve duhet të jetë më i madh.
Të dhënat të drejtorive të të tre shkollave fillore në Dibër thonë se gjatë vitit të kaluar por edhe sivjet janë angazhuar katër asistent, nga të cilët dy në shkollën më të madhe fillore “Penestia” dhe nga një në dy shkolla të tjera. Drejtori i shkollës fillore “Penestia”, Ajet Mullarexha ku mësimi realizohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase thotë se nga viti i kaluar por edhe në fillim të këtij viti në këtë shkollë më të madhe fillore në komunë nëpërmjet Qendrës për resurse nga Manastiri janë angazhuar dy asistent të cilët do të realizojnë aktivitete me nxënësit me nevoja të veçanta. Por siç thotë ai ka nevojë për angazhimin edhe të dy asistentëve të tjerë meqë mësimi mbahet në dy gjuhë. Në bisedën që patëm me drejtorin e shkollës “Said Najdeni” Burim Kaziu ku mësimi realizohet në gjuhën shqipe u informuam se në këtë shkollë është angazhuar një asistent por ka nevojë për angazhimin edhe të dy asistentëve të tjerë, meqë numri i nxënësve me nevoja të veçanta është më I madh. Edhe drejtori i shkollës fillore në fshatin Kosovrast i Poshtëm “Riste Ristevski”, Shania Ajrovski vlerëson se me një asistent nuk mund të arrihet qëllimi dhe ka nevojë edhe për një asistent tjetër.
Angazhimi i asistentëve në arsimin fillor për nxënësit me nevoja të veçanta nga shoqatat qytetare që merren me këtë kategori të personave është përshëndetur. Shoqatat që funksionojnë në Dibër siç janë “Porosia” dhe shoqatat që mbrojnë interesat të personave me invaliditet potencojnë se angazhimi i asistentëve në shkolla ka një domethënie shumë të madhe në përmirësimin të kushteve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Në këtë drejtim ata poashtu përshëndetën edhe angazhimet e drejtorive të disa shkollave ku vendosën edhe ashensor për këta fëmijë me çka faktikisht u tejkaluan edhe barrierat për të marr pjesë në orët e mësimit në disa kabinete ku deri tani ata nuk kishin mundësi për pjesëmarrje. (koha.mk)