Duhani, njësoj i dëmshëm

33

Duhani është i dëmshëm njësoj, qoftë ai tradicionali, qoftë cigaret elektronike apo pipat me avull. Për të parën herë është kryer një studim që konfronton pikërisht dëmet e shkaktuara nga 3 modalitete të ndryshme të duhanit, duke analizuar pasojat që lenë mbi enët e gjakut apo nga rreziku për të sëmurur nga patologji onkologjike, të frymëmarrjes, kardiovaskulare, iktus e infarkt.

Si përfundim, të tre tipet ndikojnë në elasticitetin e arterieve duke provokuar dëme inflamacione dhe dëme mbi ADN, rrjedhimisht një sërë problemesh të tjera në shëndet. Diferenca është minimale mes tipeve të duhanit, për atë klasik, ndikon 10%, ai elektronik 9% dhe ai me ujë 7%, në ngurtësimin e arterieve.

Sipas të dhënave zyrtare të OBSH, sot në botë duhani është kërcënimi më i madh për shëndetin dhe faktori i parë i riskut të sëmundjeve kronike jo të transmetueshme në nivel global, me rreth një miliardë duhanpirës në botë. Pra sidoqoftë duhani, tradicional, elektronik apo me ujë, është i dëmshëm pothuajse njësoj për shëndetin e njeriut.

Comments are closed.