Duhani mund të shkaktojë shurdhimin e veshit

Përafërsisht 40 milionë amerikanë kanë telashe me dëgjimin. Dëgjimi, si shqisë komplekse, kërkon trajtim dhe kujdes të veçantë, në mënyrë që të funksionojë siç duhet. Shoqata Amerikane e të folurit, gjuhës dhe dëgjimit, i ka dhënë disa këshilla se si duhet kujdesur për dëgjimin.

SHURDHIMI I VESHIT. Hulumtimet tregojnë se pirja e duhanit mund të dyfishojë rrezikun e humbjes së dëgjimit. Kjo për shkak se rrjedha e gjakut dhe e oksigjenit është thelbësore për ruajtjen e qelizave të shëndetshme në brendësinë e veshit. Nikotina dhe monoksidi i karbonit e dëmtojnë veshin, duke irritur mbështjellësin. Nikotina, sipas studimeve, shkakton edhe zhurmë në vesh, e njohur ndryshe si tringëllima e veshit.

SHMANGNI ZHURMAT E FORTA. Ekspertët porosisin që t’i ulni pajisjet që shkaktojnë zhurmë dhe të vendosni tapa veshi kur jeni në mjedise me zë të lartë. Zhurma e tepërt është një nga shkaqet më të zakonshme të humbjes së dëgjimit.

Advertisements

MBANI VESHËT E THATË. Lagështia e tepërt e veshit mund të çojë në infeksione të veshit dhe akumulim të dyllit, gjë që mund të shkaktojë probleme me dëgjimin. Thani veshët butësisht me një peshqit pas larjes, për të parandaluar hyrjen e ujit të tepërt në kanalin e veshit.