“Neymar duhet t’u kërkojë falje PSG-së dhe fansave të skuadrës”. Këto janë fjalët e Christophe Dugarry për mikrofonin e RMC Sport. Ish-sulmuesi i Mlanit dhe Barcelonës, fitues i Botërorit dhe Europianit me Francën, kritikon ashpër sjelljen e sulmuesit brazilian në javët e fundit.
“Duhet të jetë shembull për të gjithë, përkundrazi, bën të kundërtën. Duhet të ketë respekt për tifozët, skuadrën dhe qytetin.”
Nuk është hera e parë që Dugarry tregohet mjaft kritik me zgjedhjet e Neymarit. Para disa muajsh kishte deklaruar se: “Po të ishte në dorën time, do ta kisha shitur menjëherë. Sigurisht që më parë do të kisha gjetur alternativat, por me 250 milionë euro në tavolinë dhe me pagën që shoqëria do të kursente mund të vinin 3 ose 4 përforcime shumë cilësore.”
Ndërkohë, Neymar mund të zbresë në fushë me PSG-në në sfidën e kampionatit kundër Strasbourgut. Trajneri gjerman, Thomas Thuchel, ka probleme në sulm, pasi Mbappe dhe Cavani janë të dëmtuar, kështu që mund të jetë i detyruar të aktivizojë numrin 10.