Boksieri britanik Daniel Dubois e ka fituar titullin e përkohshëm të botës në boks profesionist në kategorinë e rëndë, duke e mposhtur të shtunën mbrëma në Telford të Britanisë së Madhe, rumunin Bogdan Dinu me një nokaut të frikshëm në raundin e dytë.
Dubois e nokautoi Dinun, duke i dhënë një goditje të fuqishme në nofull dhe fitoi titullin e përkohshëm në versionin WBA.
Për britanikun 23-vjeçar ishte një rikthim te fitoret, pasi në nëntor të vitit të kaluar u mposht me ndërprerje në raundin e dhjetë nga britaniku Joe Joyce, në luftën për titull të Evropës (EBU).
Dubois në boksin profesionist i ka 16 fitore (15 KO) e një humbje.