Një dron që mund të bartë njerëz do të fillojë mbajtjen e linjave të rregullta në Dubai që nga muaji korrik, ka bërë të ditur autoritetet në samitin e Qeverisë Botërore. Modeli kinez eHang 184 tashmë ka filluar fluturimet testuese, ka thënë Matt al-Tayer. Droni mund të bartë një person me peshë deri në 100 kilogramë dhe mund të fluturojë për 30 minuta. Pasagjeri duhet ta përdorë një ekran të ndjeshëm në prekje për ta caktuar destinacionin e udhëtimit, pasi në kabinë nuk ka kontrollorë apo butona të tjerë, shkruan BBC. Shpejtësia e dronit arrin në 160 kilometra në orë dhe me një mbushje baterie mund të bëjë 50 kilometra. “Ky nuk është modeli i vetëm”, tha al-Tayer, duke shtuar se pajisja tashmë është aprovuar për testime në Nevada të SHBA-së gjatë janarit të 2016-ës.