Dubai “mposhtet” nga LGBT

Është cilësuar si një moment revolucionar shfaqja e flamurit me ngjyrat e ylberit, simbol i komunitetit LGBT në koncertin e bandës muzikore “Little Mix” në Dubai. Në një vend kur homoseksualiteti është i ndaluar, madje mund të dënohet deri në 10 vite burg.

Grupi i vajzave gjithmonë kanë mbështetur të drejtat e komunitetit LGBT. Gjesti i tyre është pritur me brohoritje dhe duartrokitje nga të pranishmit, por edhe persona në rrjetet sociale.

Sigurisht kishte dhe nga ata që e cilësuan si diçka të pahijshme, vendosjen e flamurit, duke e ditur që në vendin ku performonin është diçka ilegale. Në vendet e Lindjes së Mesme, në vitin 2008 një çift lezbikesh u burgosën për një muaj, pasi shfaqën dashurinë e tyre në publik.