Në Dubai është hapur kohët e fundit parku i parë botëror mbi vizionin e librit të shenjtë Kur’an-it.
Ky park është dhe vendi ku gjenden të gjitha bimët e përmendura në Kur’an ndërsa thuhet se ky park shtrihet në mbi 64 hektarë tokë, njofton Klan Kosova, përcjellë KOHA.
Kompleksi përfshin sheshin e lojërave për fëmijë, teatrin në natyrë, burime, kopshte në shkretëtirë, një oazë me pallma, një liqen, vrapim, ecje dhe shtigje, si dhe një tunel të gjatë në të cilin janë vendosur ekrane që tregojnë historitë dhe mrekullitë e Kur’an-it.
Projekti që ka kushtuar rreth 7.300.000 dollarë, ka për qëllim edukimin e publikut në lidhje me Kur’an-in, mrekullitë dhe mesazhet e tij, të gjitha të shoqëruara nga audio dhe efektet vizuale.(koha.mk)