Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov sot deklaroi se po tentojnë ta vendosin në derë të vogël Malin e Zi në NATO para skadimit të mandatit të presidentit të SHBA-së, Barak Obama. “NATO-ja po e përparon infrastrukturën drejt kufirit të Rusisë. Për herë të parë pas shumë viteve, SHBA-ja vendos arsenal të rëndë në shtetet baltike”, deklaroi Lavrov në margjinat e mbledhjes ministrore të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë në Hamburg. Ai përsëriti se pastaj Aleanca nuk do të pranojë anëtare të reja. “Ekzistojnë tentime frenetike që Mali i Zi të hyjë në derë të vogël në NATO, e askush të mos e pyet popullin e atij vendi se çka dëshiron dhe nuk do të ishte dëm nëse për këtë çështje ekzistonin konsultime”, tha Lavrov. Ai vlerësoi se “qëllimi është që Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s para përfundimit të mandatit të Barak Obamës”.