Jordi Alba ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, mirëpo e ardhmja e tij është në duart e klubit katalonas. Kontrata e mbrojtësit të krahut të majtë skadon në fund të stinorit të ardhshëm, dhe bisedimet për një kontratë të re janë në proces e sipër, transmeton Gazeta Express.
“Çdo gjë është e njëjtë për mua, kam edhe një vit kontratë dhe nuk e di se çfarë mendon klubi”, ka thënë Alba. “Jam i qetë. Dua të qëndroj këtu pasi që ky është klubi që e dua dhe e kam përkrahur gjithmonë, mirëpo varet nga klubi”.
29-vjeçari iu bashkuar Barcelonës në vitin 2012 nga Valencia, ai i ka fituar 13 tituj që prej se është në “Camp Nou”, duke përfshirë katër tituj të La Ligës dhe titullin e Ligës së Kampionëve.