Në një intervistë me “L’Equipe”, Antoine Griezmann përsëriti dëshirën e tij për të përfunduar karrierën e tij si futbollist në “Major League Soccer” (MLS). Pra, në SHBA, ku shkojnë në perëndim të karrierës futbollistët kryesorë nga Europa, por jo vetëm.
Griezmann, vetëm kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të re me Atletico Madrid, por 27-vjeçari e sheh veten në SHBA në të ardhmen. “Dua ta përfundoj karrierën në MLS, pastaj do të shohim nëse do të zgjedh Los Angeles, apo Miami, – tha Griezmann. – Ato janë dy qytete të mira. Më pëlqen mentaliteti i tyre dhe kultura e show-bizëve”.