Fjalëpak, i ndrojtur pak para kamerave, ndryshe nga ajo që jep në fushë u shfaq sulmuesi Jasir Asani në konferencën e sotme për shtyp. Numri 10 i “demave” ishte përzgjedhur për të folur para takimit me Luftëtarin. Shqiptari i Maqedonisë u përfol për një interesim nga skuadra e Istanbul Basaksehir. Asani tregoi se pse kuptohet aq mirë me Malën dhe Asanin.
“Jemi si familje e madhe dhe punojmë shumë në stërvitje. Stërvitemi shumë për këtë”, thotë Asani.
Sezonin pozitiv në gola ja dedikon trajnerit Skënder Gega. “Kur erdhi profesor Gega na dha liri të gjithëve. Është e vështirë të luash nga minuta e parë këtu. Jam i lumtur edhe kur shënoj edhe kur asistoj”, shtpi ai.
Me këmbë në tokë dhe modest shfaqet kur pyetet nëse është lider. “Nuk jam lider”.
Ndeshja me Luftëtarin natyrisht që vlerësohet maksimalisht dhe e konsideron të vështirë Asani. “Vitin e kaluar e pamë se kush ishte Luftëtari, nesër na pret ndeshje e rëndësishme. Do të japim maksimumin”.
Në lidhje me interesimin e Basaksehirit. Ai thekson se është i fokosuar te Partizani. “Nuk kam asgjë, tani për tani jam këtu dhe nuk mendoj asgjë tjetër”. E kush nuk do e donte një largim me fitimin e titullit. “Do të ishte më e mira ashtu”.