Një grua e cila peshon plot 241 kilogramë, është zotuar se do të vazhdojë të shtojë peshë në mënyrë që të thyej rekordin për të pasmet më të mëdha në botë. Bobbi-Jo Westley ka të pasme të mëdha, por duket se i ka vënë qëllim vetës që t’i rrisë akoma më shumë.
Kjo për shkak se do që t’ia kalojë Mikel Ruffinelli-t me bazë në Los Angeles. 46-vjeçarja është e vendosur që ta realizojë qëllimin e saj, edhe pse e di se një gjë e tillë mund ta dërgojë drejt vdekjes. “Të pasmet e mija janë ato që më bëjnë unike. Është ajo që më bën ‘unë”, është shprehur Bobbi, e cila jeton në York, Pensilvani së bashku me bashkëshortin e saj.
Ajo ka shtuar se kur ka kuptuar se jashtë kishte burra që pëlqenin format e saj, ka mbetur e befasuar. “Unë marr të gjitha llojet e dhuratave dhe mesazheve nga fansat e mi, disa prej tyre madje më pyesin “a do martohesh me mua?”. Kjo tashmë është disi e vështirë pasi unë jam e martuar”, tha Bobbi.
Por sigurisht që jo të gjitha komentet janë pozitive në internet, pasi edhe 46-vjeçarja merr fjalë negative të shumta. Ajo ka treguar se kur njerëzit i thonë se është “e shëndoshë” nuk reagon, pasi kjo është e vërtetë. Bobbi ka shtuar se format e saj të rrumbullakëta e kanë bërë të fitojë para, por edhe të mbyllet në shtëpi nën urdhrat e mjekut. Ajo përpiqet që aktivitetet themelore të përditshme t’i bëjë në shtëpi.
“Të kesh të pasme të mëdha është paksa e vështirë. Vështirësi të zbresësh apo ngjitësh shkallët, të dalësh nga dera”, ka thënë ajo, e cila ia atribuon shtimin e saj në peshë një tiroide joaktive, me të cilën u diagnostikua në vitin 2011.