Shkup, 7 dhjetor – Fakulteti i Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup, në kuadër të 16 ditëve të sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore, organizon simpoziumin me temë: “DUA TË JEM ZËRI – kundër dhunës ndaj gruas”.
Simpoziumi mbahet sot prej orës 11 deri në orën 12 e 30 tek Rektorati i UNT-së.