Xherard Pike dëshiron të bëhet president një ditë, por thotë se nuk e di nëse Mesi do të qëndrojë te Barcelona. Ai refuzon të mbajë maskë me logon e Realit të Madridit.
“Jo në zgjedhjet e ardhshme sepse nuk mundem. Unë jam një tifoz i flaktë i Barcelonës, siç e dini të gjithë. Unë do të doja ta ndihmoja klubin që dua në mënyrën më të mirë që unë e di se, dhe kjo do të thotë të jesh vërtet i përgatitur për të qenë president, nëse një ditë mendoj se mund të kontribuoj diçka. Nëse jo, nuk do ta vë veten përpara. Është diçka që unë do ta vendos në të ardhmen, është një ëndërr që kam pasur gjithmonë, por nuk e di nëse do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Pique, i cili më pas nga gazetarët u pyet se a do të qëndrojë apo jo Messi te Barcelona.
“Kjo është një pyetje për Mesin, nëse do të qëndrojë apo jo te Barcelona. Ne të gjithë presim që të qëndrojë, por nuk dihet. Të shohim çfarë do të ndodhë. Për aq kohë sa ai po vesh fanellën e Barcelonës, ka shpresë. Shpresoj që të qëndrojë edhe për shumë vite”, shtoi më tej mbrojtësi katalan. Pique më pas ka folur për mardhëniet me ish-shokët e skuadrës që kanë qenë pjesë e Barcelonës si dhe ka folur për largimin e Suarezit nga “Camp Nou” dhe transferimin e tij te Atletico Madridi.
“Kur ishte Pyjol, kisha raport të shkëlqyer dhe vazhdojmë ta ruajmë ende atë. Me Fabregasin gjithashtu kam kaluar kohë të mirë, ndërsa tani janë 4-5 lojtarë si Buskets, Roberto, Alenja dhe Mesi. Kemi shumë vite në skuadër dhe raporti është i mirë. Sa i përket largimit të Suarezit, sigurisht që nuk më erdhi mirë kur u largua. Kemi kaluar shumë vite dhe kohë bashkë. Qëndrojmë nëpër hotele, ndeshje dhe stadiume. Është një mik i mirë”, rrëfen Pique.
Në vazhdim, ai ka komentuar golin ndaj Interit në Champions League, duke e veçuar si më të mirin.
“Ndaj Interit në Champions League kam shënuar një gol shumë të bukur. Driblova mbrojtësin dhe portierin, por për rëndësi do të thosha një gol kundër Realit. Ishte fitorja 2-6 dhe po zgjedh këtë”, tha Pique.
Në fund ai ka treguar se cili ka qenë dëmtimi më i rrëndë që e ka pësuar.
“Do t’ju tregoj për një lëndim që nuk dukej shumë i rëndë, por më shkaktoi shumë probleme sesa pritej. Në vitin 2014 në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Atletic, unë shkova për një goditje me kokë me Diego Costa, por ai nuk kërceu. Unë rashë keq në pjesën e pasme dhe e theva kofshën pak. Duket marrëzi, por ti e kupton se sa e rëndësishme është diçka e tillë sepse nuk mund as të lëvizësh. Mbaj mend atë natë më zuri gjumi në divan, nuk mund të lëvizja. U zgjova dhe kisha nevojë për tualetin dhe më duhej të zvarritem si një gjarpër në tualet. Unë u zvarrita, të them të drejtën, kisha shumë dhimbje. Kofsha është kaq e rëndësishme dhe unë duhej të tërhiqesha, duke qarë nga dhimbja dhe isha jashtë fushës për dy ose tre muaj më shumë. Edhe tani, gjashtë vjet më vonë, unë duhet të fle në anën time të majtë sepse dhimbja është gjithashtu shumë nëse fle në anën e djathtë. Në atë kohë dukej diçka pa kuptim, por përfundoi të ishte një mësim i rëndësishëm”, përfundoi Pique.