Këngëtarja Dua Lipa ka vizituar një nga xhamitë në Abu Dhabi, me ç’rast ka bërë edhe disa fotografi e mbuluar me shami. Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ndërsa thotë e ka parë xhaminë më të bukur në Abu Dhabi. Fotografitë i ka bërë Pixie Levinson. “Para koncertit në Abu Dhabi vizituam xhaminë më të bukur. Isha e nderuar, faleminderit”, ka shkruar ajo në Facebook.