Dua Lipa ka vizituar fëmijët e refugjatëve në Liban. Ylli i popit kaloi tre ditë në Rayak, Beqaa, duke takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve së bashku me Unicef. Këngëtarja publikoi një sërë fotosh dhe videosh në Instagram. Ajo shihet duke qeshur me fëmijët, duke ndarë kohën me ta, duke i shoqëruar në mësim dhe duke i mësuar të kërcejnë.
DUA LIPA NË LIBAN
Publiée par RTK sur Vendredi 19 avril 2019
“Asnjë familje apo fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata meritojnë barazi dhe një vend për të jetuar, mësuar dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë,”-shkroi Dua. Këngëtarja u shpreh se ndjen ‘lidhje personale’ me fëmijët në Liban për shkak se edhe ajo është detyruar të emigrojë në Britani për shkak të luftës në Kosovë. Duke e përshkruar situatën atje ‘zemërthyese’, Lipa shtoi se ndjen shpresë kur sheh fëmijët të qeshin.