Dua Lipa shprehu dëshirën për të luajtur në serinë “American Horror Story”

14

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, do të dëshironte shumë të luaj në serinë e njohur televizive, “American Horror Story”.

Ylli 24-vjeçar tashmë njihet si një prej muzikanteve më fitimprurëse në botë, por Lipa së fundmi e ka zbuluar lajmin se do të dëshironte shumë që një ditë, të luaj në serinë e famshme të zhanrit horror, transmeton Koha.

Duke folur rreth ambicieve të saj në emisonin “Ask Anything Chat” në IHeartRadio, bukuroshja me famë ndërkombëtare tha: “Vërtetë do të më pëlqente shumë të luaj në serinë ‘American Horror Story’ sepse gjithmonë më kanë pëlqyer personazhet e këtij shou, dhe fakti se në çdo sezonë të serisë ata mund të luajnë role aq të ndryshme nga njëri-tjetri. Thjesht më pëlqejn temat që shtjellohen dhe gjithmonë kam qenë një adhuruese e këtij projekti televiziv.”

Por në planet afatshkurtra, Dua Lipa është e fokusuar në promovimin e albumit të saj të ri, “Future Nostalgia”.

Këngëtarja e pranoi se është ndjerë më e sigurt në realizimin e këtij incizimi, krahasuar me albumin e saj debutues i cili ishte lansuar në vitin 2017.

Ndër të tjera, Lipa ka bërë të ditur se në këtë periudhë vetizoluese si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ajo ka zbuluar mënyra të reja për të qëndruar në kontakt me fansat e saj anembanë botës.

Comments are closed.