Dua Lipa së shpejti me një bashkëpunim me idolët e saj Madonna dhe Missy Elliott

28

Një ëndër e bërë realitet për Dua Lipën. Gjersa gjithë Ballkani po flet për apelin e Dua Lipës ndaj “Apple” për korrigjimin e kufijve të Kosovës, këngëtarja po realizon edhe një ëndër.

Ajo para pak minutave me postimin e ndarë në Instagram, bëri të ditur se do të sjellë një bashkëpunim me idolët e saj Madonna dhe Missy Elliott.

Kënga ‘Levitating’ e publikuar muaj më parë nga shqiptarja, do të ripërpunohet nga Madonna dhe pjesë e projektit që do lansohet me 14 gusht do jetë edhe Missy Elliot.

Comments are closed.