“Unë jam Dua, sot do të jem instruktorja juaj”. Me këtë tekst në gjuhën angleze, të kombinuar me stilin e zakonshëm, klipi shumëngjyrësh i këngës “Physical” kthen në kohën e televizioneve të viteve ’80. Vetë kënga është e frymëzuar shumë nga disko dhe elektronika që i dha formë zërit të dekadës. Vlerësim i njëjtë edhe për këngën më të mirë të javëve të fundit.
Blinding Lights e “The Weekend”, është e kombinuar mirë me sintin e stilit pop. Viti 1980 edhe një herë po frymëzon muzikën pop dhe artistët që madje nuk janë lindur në periudhë. Tingujt e viteve ’80 mund të gjenden edhe në hitet e tjera, që prej Brak Up Song deri te katalogu i viteve shtatëdhjetë Heartbrek Weather, titull nga kënga origjinale e albumit të ri të Niall Horanit.
Mbase është më se e qartë gjatë “The Weekend’s After Hours”, sidomos në muzikën e saksofonit të In Your Eyes. “Për mua, tingulli definitiv i viteve tetëdhjetë është ritmi dhe daullja e shkelmuar fort”, thekson Tim McEwans, gjysma e dyshes elektronike amerikane, “The Midnight”.
Nostalgjia për të thjeshtën
Grupi ka krijuar tinguj popi të ngjashme me të viteve tetëdhjetë me të gjitha shenjat dalluese të asaj dekade, me vokale ëndrrash dhe solo saksofonësh për vite me radhë. Të njohur si Sunthwave, është një stil i muzikës elektronike që kishte përcaktuar filmin e viteve tetëdhjetë dhe soundtracket. “Atëherë lëshoheshin në këtë botë që krijonte këngë melodike që të merrnin me vete”.
Përderisa “The Midnight” pajtohet se krejt kjo muzikë është ciklike, fryma aktuale e nostalgjisë së viteve tetëdhjetë mund të ketë ardhur edhe për shkak se “na mungon thjeshtësia e një kohe ndryshe”. “Teknologjia na ka çuar deri në atë shkallë saqë ndiejmë diçka të veçantë për vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë që njerëzit po e rizbulojnë.
Ajo mund të jetë shiriti i kasetës dhe shumëçka tjetër që lidhet me atë kohë”.
Periudhë “e rëndësishme e muzikës”
Tetëdhjetët gjithnjë kanë qenë “periudhë e rëndësishme muzikore”, por ndikimi i dekadës përnjëmend “ka goditur kësaj here”, ka shkruar korrespondentja e gazetës “Independent” për muzikë, Rousin O’Connor. Lindur në vitet nëntëdhjetë, ajo kujton se për muzikën e viteve tetëdhjetë kishte mësuar nëpërmjet kolonave zanore të filmave, si “Back To The Future”. “Ne zbulojmë diçka që prindërit tanë e kanë dhe kjo duket si të ishte zbulimi i një thesari të fshehur”.
Ajo thotë se cilësitë e muzikës së viteve tetëdhjetë shquheshin për vokale të fuqishme – prej “baritonit dramatik deri te Dave Gahani i Depeche Mode apo falseti i Jimmy Somerville në Bronski Beat”. (Koha DITORE)