Dua Lipa pritet me flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë

Edhe Dua Lipën në koncertet e saj e përshëndesin me flamujt shqiptarë.

Në koncertin e fundit në Finlandë, Dua Lipa ka mbledhur numër të madh të shikuesve, e mes tyre ka pasur edhe të tillë që kanë sjellë me vete flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fotografitë e postuara shihen këta flamuj si përshëndetje dhe pritje e nderuar për Dua Lipën në këtë vend.
Mbrëmë Dua ka performuar në Turku të Finlandës.

Në muajin gusht Dua Lipa vjen në Prishtinë për koncertin e saj të radhës, bashkë me artistë të tjerë të njohur nga Kosova dhe artistë të tjerë ndërkombëtarë. / KultPlus.com