Dua Lipa pozon përkrah Paris Hilton, kështu e quan modelen

Dua Lipa ka pozuar pranë modeles dhe aktores së njohur amerikane, Paris Hilton.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare së fundmi solli disa imazhe në rrjetet sociale kur shfaqet pranë modeles seksi, shkruan lajmi.net.

Në të tri imazhet, dy yjet vijnë tejet atraktive dhe mjaft në formë ku Dua e quan të ‘nxehtë’ atë.

“Kjo është e nxehtë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotove.

Dua ka korrur suksese të mëdha gjatë këtij viti e cila u zgjodh edhe femra më e dëgjuar e vitit 2018.

Nga ana tjetër, Paris ka afro 40 vite por mahnit me format trupore bombastike për të cilat edhe shquhet.