Ka pasur polemika të gjata nëse këngëtarja Dua Lipa është në lidhje apo jo me manekinin Anwar Hadid. Mirëpo së fundi ata vetë vendosën t’i heshtin të gjitha spekulimet.
Çifti i dashuruar u paraqit në koncertin e Lionel Richie në festivalin British Summertime në Hyde Park të Londrës, duke konfirmuar kështu thashethemet lidhur me lidhjen. Anëar është tre vjet më i ri se Dua dhe është vëllai i manekineve të njohura Bella dhe Gigi Hadid.
Interesante është që lidhja mes Dua Lipës dhe Isaac Carew ishte ndërprerë pikërisht para një muaji, shkruan KOHA Ditore. Nuk dihet nëse Anwari ishte arsyeja e ndarjes së tyre.
Dua dhe Isaac ishin në lidhje 3 vite e gjysmë kur ishin ndarë në vitin 2017, por pa njëri-tjetrin qëndruan vetëm deri në fillim të vitit 2018. Gjashtë muaj pas pajtimit Isaac ishte kapur duke u përqafuar me një tjetër vajzë.
Për herë të fundit bashkë ishin parë në Met Gala në maj të këtij viti.