“Pesë nominime në Brit Awards – S’po mund të besoj” ka thënë Dua kur e kuptoj për nominimet e shumta.
Ajo po vazhdon të korrë suksese të mëdha në botën e muzikës.
Pas shumë çmimeve të fituara, ajo është në garë edhe për pesë çmime të Brit Awards. Ajo është më e nominuara, duke lënë kështu prapa yjet si Ed Sheeran, që është nominuar në katër kategori, përderisa me nga tre nominime janë J Hus dhe Rag’n’Bone Man.
Dua Lipa është nominuar në pesë kategori: Për albumin e vitit në Britani, artistja depërtuese në Britani, këngëtarja më e mirë britanike, singli më i mirë britanik, dhe video më e mirë në Britani.