Dua Lipa kërcen me këngën e Merita Halilit “Dola goca në penxhere” (VIDEO)

Asnjëherë më parë një emision në Amerikë nuk ka frymuar shqip kaq shumë, sa episodi i radhës i “The Untitled Action Bronson Show”, i artistit të njohur Action Bronson.
Në emisionin e tij të gatimit, bashkë me Dua Lipën dhe artistët shqiptarë Merita Halili e Raif Hyseni, mbrëmë kanë sjellë në emision ushqim shqiptar dhe melodi si “Doli goca penxhere”.
Dua fillon të bëjë pite bashkë me Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, i cili sikur për shaka thotë se nuk e di gjuhën shqipe dhe i vjen turp ta flasë këtë gjuhë.
Shikojeni videon nga minuta 09:90 Merita duke kënduar dhe Dua duke vallëzuar.

https://youtu.be/e7uvaLvYoVo