Dua Lipa së shpejti me një bashkëpunim. Këngëtarja e njohur ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video ku lajmëron bashkëpunimin me Sean Paul. Kënga do të dalë për të gjithë fansat e të dy artisteve të premten ndërsa mban titullin “No Lie”. “Kam bërë një këngë me Sean Paul, e cila publikohet ditën e premte. ‘No Lie’ po pres me padurim që ta dëgjon”, shkruan bashkangjitur videos krenaria shqiptare. Deri më tani Dua Lipën e kemi parë në projekte “solo”, prandaj fansat e këngëtares shqiptare mezi po presin projektin më të ri të saj që vjen në bashkëpunim me artistin me famë botërore.