Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance.
Ajo këtë çmim e mori për këngën “Electricity”.
Në rrjete sociale, ylli kosovar është shprehur tejet e lumtur duke thënë se nuk mund ta besojë se ka arritur të fitojë këtë çmim.
Pos kësaj kategorie, Dua Lipa është e nominuar edhe në kategorinë për Artisten më të mirë të re.
Ceremonia për çmimet tjera do të nisë rreth orës 2:00.