Ai drejton mediat sociale për princin e kurorës së Arabisë Saudite dhe ka udhëhequr arrestimin e qindra njerëzve të elitës në vendin e tij. Ai ndaloi një kryeministër libanez. Dhe, sipas dy burimeve të inteligjencës cituar nga Reuters, ai ndoqi nga afër vrasjen brutale të gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll duke dhënë urdhra nëpërmjet Skype.
Po flasim për Saud al-Qahtani, këshilltari më i afërt i princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, emri i të cilit del si protagonist në vrasjen e gazetarit, teksa Riadi zyrtar përpiqet të frenojë zemërimin ndërkombëtar për zhdukjen e Khashoggi.
Në vrasjen e Khashoggi, Qahtani ishte i pranishëm si në momente të tjera kyçe të administratës së MbS, por këtë herë prania e tij ishte virtuale.
Khashoggi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll rreth orës 1 të pasdites së 2 tetorit, për të marrë disa dokumente që do ta lejonin që ai të martohej. Burimet turke të sigurisë thonë se ai u kap menjëherë brenda konsullatës nga 15 agjentë të inteligjencës saudite të cilët kishin fluturuar në dy avionë vetëm disa orë më parë drejt Turqisë.
Sipas një burimi arab të rangut të lartë me qasje në inteligjencë dhe lidhje me anëtarët e gjykatës mbretërore të Arabisë Saudite, në krahun tjetër Qahtani jepte urdhra nga një dhomë e konsullatës saudite nëpërmjet Skype.
Ai e fyeu Khashoggi gjatë telefonatës dhe gazetari iu përgjigj ofendimeve të Qahtanit me të njëjtën monedhë. Por ai nuk kishte çfarë t’i bënte skuadre së vdekjes, e cila përfshinte zyrtarë të lartë të sigurisë dhe të inteligjencës, disa me lidhje të drejtpërdrejta me gjykatën mbretërore.
Një burim turk i inteligjencës transmetoi se në një moment Qahtani u tha burrave të tij të shkatërronin Khashoggi.
“Më sillni kokën e qenit”, tha ai.
Të shtunën, media shtetërore saudite tha se mbreti Salman kishte shkarkuar Qahtanin dhe katër zyrtarë të tjerë lidhur me vrasjen e kryer nga një ekip me 15 njerëz të cilësuar “grupi i vdekjes”.
Por ndikimi i Qahtanit në shoqërimin e princit të kurorës ka qenë kaq i gjerë gjatë tre viteve të fundit pasi ngritja e tij ka ndjekur atë të shefit të tij dhe do të jetë e vështirë për zyrtarët sauditë të pikturojnë Qahtanin si organizator i vrasjes pa ngritur pyetje rreth përfshirjes së princit Mohammed, sipas disa burimeve që kanë lidhje me gjykatën mbretërore.
“Ky episod nuk do të rrëzojë princin, por ka goditur imazhin e tij i cili do të marrë një kohë të gjatë për t’u riparuar. Mbreti e mbron atë”, shkruan Reuters, duke cituar një nga burimet nga gjykata mbretërore.
Një herë, Qahtani tha se kurrë nuk do të bënte asgjë pa aprovimin e shefit të tij. “A mendoni se unë marr vendime pa udhëzime? Unë jam një punonjës dhe një ekzekutues besnik i urdhrave të zotit tim mbretit dhe zotërisë tim princit të kurorës besnik”, ka thënë Qahtani verën e kaluar.
Qahtani nuk iu përgjigj pyetjeve të Reuters. Biografia e tij në Tëitter u ndryshua në ditët e fundit nga këshilltari mbretëror në kryetar të Federatës Saudite për Sigurinë, Programimin dhe Dronët, një rol që ai e kishte mbajtur më parë.
Princi Mohammed nuk kishte dijeni për operacionin që çoi në vdekjen e Khashoggi dhe “sigurisht nuk urdhëroi një rrëmbim ose vrasje të askujt”, tha një zyrtar i Arabisë Saudite të shtunën.
Ndërsa kriza është rritur gjatë tre javëve të kaluara, Arabia Saudite ka ndryshuar mendimin e saj për fatin e Khashuoggi, së pari duke mohuar vdekjen e tij, duke thënë se ai vdiq gjatë një sherri ku u përdorën armë në konsullatë dhe tani ia atribuonte vdekjen një grupi kriminal.
Një zyrtar i lartë saudit i tha Reuters se vrasësit ishin përpjekur të mbulonin atë që ndodhi. Turqit e kundërshtojnë atë version të tregimit, duke thënë se ata kanë regjistrime audio të asaj që ndodhi.
Mbretëria i ka mbijetuar krizave të tjera gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë edhe rrëmbimin e shkurtër të princit të kurorës së kryeministrit libanez Saad al-Hariri në vitin 2017. Franca ndërhyri për të çliruar Haririn, por kryeqytetet perëndimore nuk kërkuan llograi nga Riadi për arrestimin e një kreu të qeverisë dhe Princi Mohammed u shfaq i inkurajuar, sipas këtyre burimeve saudite.
Por kohët kanë ndryshuar dhe Perëndimi është bërë gjithnjë e më kritik për vrasjen e gazetarit dhe shpjegimin saudit.
Gjermania ka njoftuar se do të ndalojë shitjen e armëve, ndërsa Britania, Franca dhe Gjermania lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kërkuar një “sqarim urgjent … për saktësisht se çfarë ndodhi më 2 tetor”. Presidenti Donald Trump është futur në mes duke thënë se ai është i pakënaqur me hetimin saudit, por gjithashtu se ai nuk dëshiron të rrezikojë shitjen e armëve të SHBA-së në këtë vend.