Kush mendonte se Sami Khedira ka projekte të tjera që nuk lidhen me Juventusin, atëherë duhet të përgënjeshtrohet, sepse ai konfirmon të qëndrojë dhe do hakmarrje ndaj Realit. “Nuk kam asnjë projekt tjetër në kokën time, nuk ka arsye pse të mendoj për diçka tjetër përveç Juventusit. Këtu jam shumë i lumtur dhe mund t’u garantoj se do të respektoj kontratën time deri në vitin 2019. Për më shumë, ka pak klube në Europë që mund të rivalizojnë me Juventusin. Finalja e Champions-it kundër Realit? Është një ndeshje, ku gjithçka mund të ndodhë dhe natyrisht që detajet do të bëjnë diferencën. Për të fituar fillimisht duhet të mbrohemi aq mirë saç bëmë me Barcelonën, por nuk do të përqendrohemi vetëm në mbrojtje.
Reali ka një sulm shumë të fortë, por edhe ne kemi fenomene në repartin ofensiv. E kaluara ime te Reali? Edhe sikur të bëja 10 ndeshje të mira radhazi, në të 11-ën që nuk shkëlqeja menjëherë më kritikonin dhe vinin në dyshim nëse isha një lojtar i denjë për atë klub. Kjo nuk ishte një ndjesi e bukur, madje shpeshherë më kanë keqtrajtuar, prandaj tani ka ardhur ora që të hakmerrem në Kardif”.