Agjencia Kombëtare për Zbulim do të ketë disa nivele të kontrollit, jo vetëm Parlamentin, por edhe Avokatin e Popullit, Prokurorin Publik dhe Këshillin për kontroll qytetarë. Çdo qytetar do të ketë të drejt që ti kërkojë të dhënat e mbledhura nga Agjencia dhe raport nga hetimi që zhvillohet kundër tij, ndërsa organet përgjegjës do të duhet që ti sigurojnë ato në afat prej 30 ditësh
Destan JONUZI
Shkup, 1 mars – Nga 1 qershori i vitit 2019, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) do shndërrohet në Agjenci Kombëtare për Zbulim, i cili organ do të formohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtorin e së cilës do ta propozojë kryeministri, ndërsa do ta emëroj Qeveria, shkruan gazeta KOHA. Më 19 shkurt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka miratuar dy ligje, atë për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Zbulim dhe ligjin për themelimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, të cilat i janë adresuar Parlamentit për miratim.
“Jemi të vetëdijshëm për keqpërdorimet që janë bërë në të kaluarën, e që janë edhe një barë e madhe për pushtetin aktual. Keqpërdorimet e sistemit për ndjekjen e komunikimeve dhe shërbimeve sekrete që janë pasqyrë autoritare për një regjim, jo vetëm në Maqedoni po ku do në botë. Për fat të mirë mbaruan, dhe vazhdoi të funksionojë Drejtoria për Kundërzbulim. Për këtë arsye me këto reforma besoj se do t’i sigurojmë edhe të drejta më të mëdha për qytetarët”, tha në brifingun e së enjtes me gazetar, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai theksoi se me Ligjin e ri sigurojmë strukturë më moderne për zbulim, jo vetëm që plotësohen kushtet e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, por vendosen edhe themelet në mbrojtjen e të dhënave, ndarja e pushtetit, dhe kontrolli i qytetarëve, si princip kryesore mbi të cilat qëndron kjo reformë. Më këto ndryshime ligjore, shtoi Spasovski, do të largohet koncentrimi i fuqisë së MPB-së mbi këtë organ të rëndësishëm, praktikat evropiane tregojnë se në këtë mënyrë funksion më mirë.
“Me ketë dëshirojmë që si shtet të lirohemi, pas 28 viteve nga emri ‘shërbimi sekret’ apo policia sekrete. Ndërsa ky emër nuk ishte i imponuar për shkak të koncentrimit të fuqisë”, theksoi Spasovski. Agjencia Kombëtare për Zbulim do të ketë disa nivele të kontrollit, jo vetëm Parlamentin, por edhe Avokatin e Popullit, Prokurorin Publik dhe Këshillin për kontroll qytetarë. Çdo qytetar do të ketë të drejt që ti kërkojë të dhënat e mbledhura nga Agjencia dhe raport nga hetimi që zhvillohet kundër tij, ndërsa organet përgjegjës do të duhet që ti sigurojnë ato në afat prej 30 ditësh.
Po ashtu baza e të dhënave për to duhet që të fshihet në momentin që hetimi ka përfunduar. Pasi që në rast të ruajtjes së një bazë të të dhënave krijon hapësirë për keqpërdorim. Të punësuarit aktual në DSK të cilat dëshirojnë që të jenë pjesë e edhe agjencisë së re do të duhet që doemos ti plotësojnë kriteret e parapara me ligj dhe standardet e NATO-s që të mund të vazhdojnë me punë, ndryshe do të përjashtohen nga puna. Ligjin për formimin e kësaj Agjencie, Parlamenti e miraton me dy të tretat e votave, ndërsa sipas të parit të policisë, Spasovski, i njëjti është hartuar edhe me konsulta me opozitën. (koha.mk)